Terug naar huis, dankzij vrijwillige terugkeer.
Fedasil organiseert en betaalt uw terugreis. En we bekijken samen met u of we u nog extra steun kunnen geven.
Keni pyetje? Përgjigjen e gjeni tek ne!
-
Çfarë është kthimi vullnetar?
Kthimi vullnetar është rikthim në vendin tuaj të origjinës. Ky rikthim bëhet i mundur mbasi që ju keni vendosur të ktheheni. Udhëtimi është i njëjtë me atë të pasagjerëve të zakonshëm. Autoritetet në vend nuk lajmërohen para për rikthimin tuaj. Jeni ne çdo kohë të lirë të vendosni të mos ktheheni.
-
Si të aplikoj për kthim vullnetar?
Kontaktoni një prej sporteleve ose organizatave të kthimit vullnetar në Belgjikë, flisni me punonjësin tuaj social ose telefononi falas në numrin 0800 327 45.
-
Kush e organizon kthimin tim?
Fedasil është përgjegjës për programin e kthimit vullnetar. Fedasil ose Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) organizon fluturimin tuaj ose udhëtimin tuaj të kthimit me autobus. IOM dhe Caritas International ofrojnë asistencë pas mbërritjes suaj.
-
A duhet të paguani?
Jo, nuk paguani asgjë. Fedasil-i paguan për biletën tuaj të avionit ose autobuzit, si edhe për transportin tuaj deri në aeroport ose deri në stacionin e autobuzit. Duhet të pajiseni me një dokument udhëtimi pranë konsulatës së vendit tuaj dhe për këtë do të rimbursoheni kur të niseni.
-
Sa bagazhe ju lejohet të merrni?
Për këtë duhet të respektoni rregullat e kompanisë me të cilën do të udhëtoni dhe nuk duhet të kaloni numrin e lejuar të bagazheve për person. Mos e harroni këtë gjë!
-
A marr unë asistencë gjatë kthimit tim?
Po, kur largoheni nga Belgjika një punonjës i IOM ose i Fedasil do t’ju japë biletat e avionit dhe ndoshta një shumë kompensimi. Punonjësi do t’ju shoqërojë për te kontrolli kufitar. Ju do të merrni një çantë të dallueshme që duhet ta merrni me vete në aeroport në mënyrë që punonjësi i IOM ose i Fedasil të mund t’ju gjejë lehtë. Nëse doni dhe nëse është e mundur, një punonjës i IOM ose i Caritas mund të presë për ju në aeroport në vendin tuaj të origjinës.
-
Jeta në vendin tuaj është e vështirë; çfarë mbështetje mund të merrni?
Ne bashkëpunojmë me partnerët lokalë në vend dhe ata mund t’ju ndihmojnë të riintegroheni. Me këtë nënkuptojmë mbështetje për të filluar një aktivitet privat, mbështetje për mbulimin e shpenzimeve mjekësore ose mbështetje për punësim. Kjo lloj mbështetje nuk ju ofrohet të gjithëve, çdo rast është ndryshe. Ju lutemi të informoheni nëpërmjet personin tuaj të kontaktit për më shumë informacion mbi ndihmën e ofruar në vend. Edhe ndihma financiare e mundshme jepet normalisht para kthimit.